Zyrtarizimi, De Ligt i Bajernit

Bajerni i Mynihut ka përfunduar nënshkrimin e marrëveshjes me mbrojtësin holandez, Matijas De Ligt.

22-vjecari largohet nga bardhezinjtë e Juventusit dhe i bashkohet kampionëve të Gjermanisë për 5 sezone. Bavarezët kanë ofruar 70 milionë euro për të fituar shërbimet e De Ligt dhe gjithashtu një shifër plus prej 10 milionë euro si bonus.

“Jam shumë i lumtur të jem pjesë e këtij klubi të madh. Bajerni është klubi më i suksesshëm në Gjermani, një nga më të mirët në Europë dhe po ashtu në botë. Gjithashtu, ndihem i vlerësuar nga trajneri dhe drejtuesit e ekipit që më bënë pjesë të organikës së tyre”, ka thënë vetë lojtari./Sara Gjidiaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!