Zgjohet Erzeni, merakto në një ‘ditë’

Gëzim Krasniqi, Dashamir Xhika, Mario Beshiraj, Klevis Hasanbelli, Ardit Peposhi, Dren Gashi, Fernando.
Këto janë disa nga afrimet e Erzenit të Shijakut së fundi duke dëshmuar se te debutuesit e Superiores, kanë përparësi për të garuar me dinjitet.
Ndërkohë, te shijakasit u prezantua të martën edhe braziliani Fernando Armando dos Santos. Sulmuesi 27-vjeçar vjen në Superiore pas një angazhimi me skuadrën e Etinkos Pireu në Greqi.
Kështu trajneri Xhevahir Kapllani, do ketë mundësi të ndërthurë elementin e ruajtur nga Kategoria e Parë me eksperiencën e afrimëve të fundit. Ku i dihet…
Me merkaton hapur, shijakasit të cilët do të luajnë kampionatin si pritës në ‘Niko Dovana’ (Durrës), mund të afrojnë të tjerë lojtarë me cilësi. /Sportiim.al/