‘Euro 2022’ Femra/ Kualifikohen Gjermania dhe Spanja

Në Europianin e Femrave që po zhvillohet në Angli, Gjermania dhe Spanja ia dalin të kalojnë në fazën çerekfinale.

Spanja ka fituar në Brentford përballë Danimarkës 1-0 me gol të De Migel në fund të sfidës duke blinduar vendin e dytë në Grupin B dhe duke siguruar kualifikimin në fazën çerekfinale.

Spanjolleve iu mjaftonte vetëm barazimi për të vazhduar më tej, ndërsa Danimarkës i duhej me patjetër fitorja të cilën nuk e mori dot.

Gjithashtu, edhe Gjermania me llogari të mbyllura për kualifikimin ka fituar në sfidën e zhvilluar në Milton Keynes me Finlandën 0-3. Finlanda e mbyll fazën e grupeve në vendin e fundit me 0 pikë.

Sot Grupi B:

Danimarkë-Spanjë 0-1

Finlandë- Gjermani 0-3

Ndeshjet e nesërme (Grupi C):

Zvicër-Holandë  21:00

Suedi-Portugali  21:00 /Sara Gjidiaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!