‘Euro 2022’ Femra/ Norvegjia jashtë, Anglia dhe Austria në çerekfinale

Norvegjia mposhtet nga Austria minimalisht 1-0 dhe nuk ia del të shkojë në fazën çerekfinale të Europianit të femrave. Goli vendimtar që dërgoi Austrinë përtej grupeve u shënua nga Billa në pjesën e parë. Edhe në pjesën e dytë, austriaket ishin më kërkuese pavarësisht se nuk arritën të realizonin për të shumëfishuar rezultatin.

Nga ana tjetër, edhe pse me llogari të mbyllura dhe me kualifikim të siguruar, Anglia ka mposhtur Irlandën e Veriut me goleadë.

5 gola të shënuara nga anglezet dhe asnjë i pësuar në ndeshjen e sotme me Anglinë që e mbyll në krye të grupit A me 3 fitore në 3 ndeshje. Ndërsa Irlanda e Veriut përfundon aventurën e saj me asnjë pikë të fituar.

Nesër do të përcaktohen edhe fatet e grupit B, ku përveç Gjermanisë që e ka siguruar kualifikimin, Spanja dhe Danimarka, të cilat ndeshen me njëra-tjetrën, do të provojnë gjithçka për të vazhduar më tej. Në rast barazimi, Spanja do të kualifikohet për në fazën çerkefinale e favorizuar nga golavarazhi më i mirë. /Sara Gjidiaj/

Sot, Grupi A:

Austri-Norvegji 1-0

Irlandë e Veriut-Angli 0-5

Nesër, Grupi B:

Danimarkë-Spanjë     21:00

Finlandë-Gjermani    21:00

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!