‘Euro 2022’ Femra/ Suedia dhe Holanda në çerekfinale

Suedia ka fituar bindshëm ndaj Portugalisë dhe ka kaluar kështu në fazën çerekfinale të Europianit të femrave. 5-0 ishte rezultati final i kësaj sfide që dërgoi Suedinë përtej fazës së grupeve.

Në këtë takim sikundër dhe në të shkuarën spikati sulumesja me origjinë nga Kosova, Kosovare Asllani. Lojtarja e Milanit në Itali, shënoi golin e katërt në minutën e 54 me penallti.

Nga ana tjetër edhe Holanda fitoi 4-1 ndaj Zvicrës duke siguruar biletën për në fazën tjetër të Europianit

Portugalisë dhe Zvicrës i duhej me patjetër fitorja dhe golavarazhi për të kaluar grupin por nuk ia dolën dot. /Sara Gjidiaj/

Grupi C

Suedi-Portugali        5-0
Zvicër-Holandë        1-4

Nesër Grupi D

Itali-Belgjikë   21:00

Islandë-Francë   21:00

Immagine


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!