Muriqi rikthehet te…Lacio

Sulmuesi Dardan, Vedat Muriqi sot në mëngjes duhet të jetë në Paideia për të bërë ekzaminimet e zakonshme mjekësore me Lacion.

Pas kalimit të munguar nga Lacio te Club Bryzh në kampionatin belg, Muriqi do të rikthehet te Lacio, të paktën derisa të gjejë një klub tjetër për të vijuar karrierën.

Ish futbollisti i Besës së Kavajës dhe Teutës kartonin e të cilit e ka Lacio zhvilloi një supersezon te Majorka në La Liga duke ndihmuar skuadrën të qëndrojë në elitë.

Mirpo pas huazimit 6 mujor, ekipi bardhekalter tentoi ta kalonte në Belgjikë te kampionët e Bryzh. Këta të fundit u penduan pas kontrolleve mjekësore. Destinacioni i ri i Muriqit ende për tu zbuluar. Fillimisht pritet të stervitet me lacialët./Sportiim.al

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!