Kreu i Serisë A: Klima nuk favorizon startin

Lorenco Kazini presidenti i Seria A teksa u pa në Udine në inspektime, për kamerat e këtij qyteti tha se vështirë të nisë Seria a në 13 gusht.

Kazini:

“Shqetësimi i parë lidhet me klimën, duke qenë se qëndrueshmëria e temperaturave aktuale do ta vështirësonte fillimin e lojës më 13 gusht.

Sigurisht që do të jetë një sezon anormal për shkak të pushimit që lidhet me Kupën e Botës.Aq më tepër e trishtueshme pa pjesëmarrjen e kombëtares italiane.

Por ky do të jetë një paralajmërim për të investuar gjithnjë e më shumë te të rinjtë italianë në ligën tonë.”- u shpreh presidenti i Lega Serie A, Lorenco Kazini Ai shtoi: “Liga duhet të forcohet për të qenë gjithnjë e më shumë në shërbim të të gjitha skuadrave. Kjo duhet bërë jo vetëm në nivel tregtar, por edhe në infrastrukturë dhe nga ky këndvështrim Udinese është një nga praktikat më të mira për t’u ndjekur”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!