Di Maria bardhezi, pritet Pogba
Vizitat mjekësore me Juventusin përfunduan për Angel Di Maria. Anësori argjentinas u largua pak më parë nga J Medical dhe tashmë do të nënshkruajë kontratën e tij që do ta lidhë me bardhezinjtë për sezonin e ardhshëm.
Në momentin e mbrritjes për ish futbollistin e Realit, Mançester Junajtit dhe PSG-së pati dyndje tifozësh me të cilët anësori 34 vjeçar, u pershendet gëzueshëm.
Ndërkohë edhe Dushan Vlahoviç pas pushimëve i është dashur të kalojë në ‘sitën’ e kontrollëve mjekësore. Nga ana tjetër pritet që me bardhezinjtë e Torinos të bashkohet në orët e fundit edhe 29 vjeçari francez Pol Pogba./Sportiim.al/