Sterling gati për Çelsin

Zhvillimet e fundit në merkato, kryesisht ato nën “rrogosë”, afrojnë sulmuesin e ‘Qytetarëve” te blutë e Londrës.

Pas largimit të Romelu Lukakut, skuadra e Çelsit tashmë me pronarë të rinj është në kërkim të një sulmuesi tjetër. Me gjasë do të jetë sulmuesi 25 vjeçar i Sitit, Rahim Sterling.

Mediat angleze raportojnë se palët kanë arritur në parim marrëveshjen për transferimin e lojtarit të kombëtares ishullore.

Kontrata e Stërling me skuadren e Sitit parashikon edhe një vit kontratë por mesa duket bashkëpunimi do të nderpritet këtu pasi palët kanë gjetur akordin për transferimin e lojtarit te skuadra e Çelsit në këmbim të 50 milionë eurove.

Pritet që transferimi të bëhet zyrtar në orët në vijim./Sara Gjidiaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!