Ten Hag: Ronaldo nuk shitet

E refuzoi trajneri i Çelsit Tuhel ndërsa Erik ten Hag e rifut në listë…

Në një deklaratë të dhënë së fundmi, menaxheri i Mançester Junajtid është shprehur se Ronaldo është në planet e skuadrës për sezonin e ri dhe se klubi nuk ka ndërmend ta shesë.

Nga Tajlanda Ten Hag thotë:

“Kristiano Ronaldo nuk është në shitje, ai është në planet tona dhe sot nuk është në turne me ne për arsye familjare. Ne po llogarisim te CR7 për sezonin e ardhshëm. Mezi pres të punoj me të”, u shpreh trajneri holandez i Djajve te Kuq, Erik ten Hag.

Sulmuesi portugez do të humbasë fazën e parë te përgatitjeve në Tajlandë dhe mendohet se dëshira e tij është të largohet nga klubi anglez, aty ku u rikthye sezonin e shkuar pas aventurave me Realin e Madridit dhe Juventusin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!