Eriksen te Junajtid për tre sezone

Danezi Kristian Eriksen sipas ‘The Athletic’ ka vendosur të vazhdojë aventurën e tij në Premier League.

Raportohet se 30 vjeçari ka arritur një marrëveshje me ekipin e teknikut Ten Hag ndërsa flitet për një kontratë trevjeçare.

‘Djajtë e Kuq’ me holandezin në timon, kanë nisur projektin e ri. Me Ronaldon më shumë jashtë se brenda planëve.

Eriksen pas kalvarit me shëndetin, ka mbyllur ‘kartat’ ndërsa Eduard tha se është arritur marrëveshja kontraktuale mes të dyja palëve.

Kjo do të ishte aventura e tretë për nordikun në Ishull. Fillimisht Eriksen luajti për Totenhem më pas me Brentford teksa tani pritet të bëhët një “Djall i Kuq” te Junajtid.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!