Luiza Gega e “Arta” e madhe e Mesdheut

Edhe njëherë ajo. Kampionia absolute e atletikës me botërore Luiza Gega.

Një e Artë e madhe me një tjetër paraqitje fantastike në Oran. Ajo vendosi edhe rekord të ri kombëtar me kohën 9:14.29, duke përmirësuar vetë rezultatin e saj të arritur pak javë më parë në Hengelo të Holandës me kohën 9:15.48.

Kjo është medalje e dytë e artë radhazi e Luiza Gegës në Lojërat Mesdhetare, pas asaj të “Tarragona 2018”.

KOKSH shkruan:

“Luiza Gega është vajza e artë e Shqipërisë. Në Lojërat Mesdhetare “Oran 2022”, atletja jonë fitoi garën 3000 metra me pengesa, duke shkëlqyer në pistë, teksa dominon në çdo metër të garës.

Askush nuk iu afrua dot atletes tonë, ashtu siç ishin parashikimet. Gega e ndali kronometrin në 9.14.29, një kohë e jashtëzakonshme, sepse brenda pak ditësh thyen sërish rekordin kombëtar 9:15.48, që u vendos nga vetë Luiza më 6 qershor në Holandë.

Atletja jonë fiksoi edhe kohën më të mirë në Lojërat Mesdhetare, që mbahej nga vet ajo me 9.27.73 si dhe konfirmoi medaljen e artë që pati fituar katër vite më parë në Tarragona. Me arin e Luiza Gegës, tani Shqipëria ka dy medalje të arta dhe një bronz”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!