Beqiri braktis mesdhetaret

Në një njoftim KOKSH ka njoftuar se boksieri shqiptar Alban Beqiri ka braktisur ndeshjen me shkakun se gjyqtarët e ndeshjes së tij me vendasin nga Algjeria, Jugurtha Ait-Bekka.

Njoftimi:

Në boks, del jashtë konkurrimit edhe Alban Beqiri, shpresa e madhe e Shqipërisë për medalje që garonte në 69 kg. Në fakt, boksieri kuqezi braktisi ndeshjen në raundin e tretë, pasi të gjithë gjyqtarët e takimit po mbanin anën e algjerianit Jugurtha Ait-Bekka.

Në këto kushte, me anshmëri të dukshme të gjykimit, skuadra kuqezi vendosi të tërheqë boksierin Alban Beqiri nga ndeshja, sepse gara nuk kishte më kuptim. Beqiri kështu mbyll aventurën në Oran 2022.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!