Një dekadë te Napoli, Insinje ndeshja e lamtumirës

Fitoi 2 Kupa italie një Superkupë dhe një Europian, sot Maradona në këmbë për të përshendetur sulmuesin 30 vjeçar

Xhenovas i duhen tri pikë për të shpresur në qëndrim por sot në ‘Maradona’ të Napolit është dita e Lorenco Insinjes. Sulmuesi italian me shiritin e kapitenit do të ketë ndeshjen e fundit me skuadrën napolitane përpara se të fluturojë për në Toronto për tu bashkuar me skuadrën e re.

Sipas njoftimëve paraprake në impiant do të jenë 50 mijë njerëz për të përshendetur idhullin e tyre në atë që konsiderohet ndeshja e lamtumirës.

Ndërkaq Seria A luan edhe tri sfida të tjera. Sipkasin takimet e skuadrave milaneze të cilat po duelojnë për titullin kampion.

Seria A java e 37, sot katër takime:

Bolonja-Sasuolo 12:30

Napoli- Xhenova 15:00

Milan- Atalanta 18:00

Kaljari- Inter 20:45

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!