Insinje gol dhe lot në lamtumirën me Napolin

Në ditën e fundit si kapiten i Napolit, Lorenco Insinje pas fitores me Xhenovan sot në stadiumin ‘Maradona’ u emocionua deri në përlotje teksa përshëndetej me fansat në shkallë.

Për mikrofonët e Dazn ai ndër të tjera tha: “Falënderoj të gjithë tifozët që erdhën sot në stadium për të më brohoritur, si napolitan. Një gëzim i jashtëzakonshëm. Me kalimin e kohës, gjëja e parë që do të bëj është të kthehem këtu, kjo është shtëpia ime dhe nuk e nuk do ta harroj kurrë shtëpinë”.

Ndonjë episod të veçantë në këto dhjetë vite?
“Janë kaq shumë, nuk dua të kujtoj vetëm disa. I mbaj mend të gjitha situatat në këto 10 vite këtu. Ka pasur momente të mira dhe më pak të mira, por ne kemi qenë gjithmonë të bashkuar me tifozët tanë”.

Ndërkaq Napoli- Xhenova u mbyll 3-0. Më herët Bolonja -Sasuolo 1-3 ndërsa po luhet Milan- Atalanta (0-0) kohë reale). Në 20:45 Kaljari- Inter. /Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!