Hoxhallari zgjat kontratën me Tiranën, Najdovski…

Klubi bardheblu nis me rinovimet, projekti Champions fillon me kapitenin.

Shënoi një supergol ndaj Egnatias duke ndihmuar Tiranën të mbërrijë te tri pikët por dhe duke përcjellë mesazhe shtesë për të rinovuar kontratën që i skadonte në fund të majit.

Erjon Hoxhallari arrin të zgjasë kontratën me bardheblutë ndërsa kapiteni 26 vjeçar ka pranuar ofertën e re të presidentit Refik Halili.

Kësisjoi, mbrojtësi i dalluar do të vazhdojë eksperiencën e nisur me Tiranën që prej vitit 2011. Me titullin e 26-të thuajse matematikor, skuadra e Orges Shehit ka hedhur vështrimin te dalja në Europë teksa garimi në Ligën e Kampionëve imponon kualitete e filozofi të reja.

Njëri prej tyre Erjon Hoxhallari i tha ‘po’ bashkëpunimit me skuadrën më të titulluar në Shqipëri. Ndërkaq veç kapitenit edhe Najdovski, Toshevski, dhe Toli gati të rinovojnë. Gjithnjë nëse palet kanë mirëkuptim.

Njoftimi i Tiranës në Instagram:

“Erjon Hoxhallari është lojtari i parë që rinovon sërish me Tiranën. Kapiteni pas një sezoni të suksesshëm ka arritur dakordësinë me klubin për të qënë edhe në vazhdim pjesë e ekipit. Numri 22 i bardhebluve do të vijojë të mbajë veshur fanellën më të bukur në botë. Suksese Erjon!” /Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!