Superiore ‘veriore’, sot dy duele europiane

Në 20:00, ‘Kukës Arena’ hap dyert me impiantin e ri modern që inagurohet me sfidën e javës së 30-të Kukësi-Laçi. Pritet të asistojë kryeministri Edi Rama dhe presidenti i FSHF-së Armand Duka.

Vllaznia- Partizani në 16:45 dhe Kukësi- Laçi në 20:00 janë dy takimet e sotme të Abissnet Superiore për javën e 30 të kampionatit elitar shqiptar.

Në ‘Loro Boriçi’ pasi u luajt gjysmëfinalja e Kupës më 13 prill me triumfin e kuqebluve (pas goditjes së penalltive), sot dy skuadrat me misionin për të marrë pikët që vlejnë aq shumë në këtë fund sezonin për një biletë europine.

Në shifra, dy barazime dhe një fitore për Vllazninë në këtë edicion por ajo që ka rëndësi pikët i shkojnë të kuqëve të cilët aktualisht janë 42 pikë ndaj 41 të shkodranëve.

Te vendasit Dianje sipas Milotit (dje në konferencë) ka mbyllur me Vllazninë e cila sot do ketë edhe mungesën e Da Silvës. Partizani i plotë.

Kukësi- Laçi (20:00) përkon me inagurimin e stadiumit të ri pagëzuar me emrin ‘Kukës Arena’. Sikundër Vllaznia- Partizani edhe sfida e mbërmjes në verilindje pritet të jetë e ndezur.

Jo vetëm rikthimi i Kukësit pas afro 4 viteve në shtëpi por dhe atmosfera e cila pritet të shoqërojë këtë duel, i japin bonuset e një rivaliteti me pritshmëri të lartë.

Dy skuadrat janë në zonën e Conference League me kurbinasit që gjëndën në vend të dytë me 5 pikë më shumë se skuadra e Longos që vjen e treta.

Konsideruar Shkurtajn te Kukësi të larguar, Longo nuk do të ketë portierin Tafas dhe mbrojtësin Lulaj për kartonë.Malota te Laçi në pikëpyetje. Në 6 takimet e fundit mes skuadrave, Laçi ka 5 fitore dhe një barazim.

Ky duel i është besuar të gjykohet nga Eldorin Hamiti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!