Mehmeti: Vllaznia ka bonus emocional, zërat për largim…

Partizani udhëton brenda pak ditëve drejt Shkodrës kësaj radhe për tu ndeshur me Vllazninë në orën 16:45 për llogari të javës së 30 Abissnet Superiore.

Të dy klubet me histori në futbollin shqiptar janë në kërkim të një bilete europiane nga kampionati. Sidomos Partizani që është eliminuar pikërisht nga Vllaznia në Kupë.

Dritan Mehmeti teksa foli sot para shtypit, ndalet te analiza por më pas teksa pyetet nga gazetarët lidhur me mundësinë e shkarkimit, bëhët disi nervoz dheduket sikur thotë: Askush para meje nuk ka bërë më mirë.

Mehmeti ndër të tjera:

Vllaznia – “Ndeshje shumë e rëndësishme për të dyja skuadrat. Ata kanë një bonus emocional pasi na eliminuam nga Kupa e Shqipërisë. Ne do të bëjmë maksimumin që të japim gjithçka për gjithçka, pasi është një ndeshje që duhet interpretuar siç duhet, sidomos në aspektin mental.

E rëndësishme është që lojtarët të mos mendojnë se çfarë kanë bërë më përpara, por ta interpretojnë si duhet ndeshjen nesër. Duhet të bëjmë maksimumin të jemi të qetë në aspektin psikologjik. Duhet të menaxhojmë të gjitha situatat e ndeshjes. Në Kupë nuk i menaxhuam mirë 30 minutat e para. Mund të dyfishonim rezultatin”.

Gjendja – “Kemi pasur një shok psikologjik pas eliminimit nga Kupa. Lojtarët kanë besuar shumë te kualifikimi dhe kur vjen me penallti eliminimi, kur ne kishim disa mundësi për të dyfishuar në pjesën e parë, ndikon goxha. Një pjesë e tyre janë mjaft të rinj dhe e kanë të vështirë të ringrihen kaq shpejt në të tilla situata”.

Mungesat – “Kemi bërë 5 ndeshje në 18 ditë. Është e vështirë të menaxhohet në aspektin fizik. ME Rrapajn kemi pasur probleme, erdhi i dëmtuar nga U21. Kemi probleme me Albion Markun, i cili ka pasur mbingarkesë. Për një muaj ka bërë 8 ndeshje, është lojtar i rëndësishëm për ne. Kemi edhe Carën me probleme në kavilje. Edhe Junior po ashtu ka shfaqur probleme. Ngarkesat e mëdha dhe ndeshjet e ngjeshura na sjellin në këtë situatë. Kemi lojtarë të tjerë që mund t’i zëvendësojmë. Një skuadër futbolli duhet mbështetur te grupi, jo te individi”.

Objektivët? – “Kam menduar të bëj maksimumin, dihet si e kam marrë skuadrën, në çfarë momenti Kemi bërë mirë sa i takon lojës, kemi ndryshuar. Kemi fituar edhe lojtarë të rinj që mendoj se do i shërbejnë skuadrën për sezonin e ardhshëm. Me një kujdes të madh të merkatos, Partizani mendoj se duhet të rikthehet pretendenti më i fortë për titullin kampion. Sa i takon punës time, jam pjesë e klubit dhe kam bërë maksimumin. Do bëjë më të mirën sa të jem pjesë e Partizanit. Sa i takon objektivit të klubit, synimi ka qenë titulli kampion. Çdo trajner e vlerëson rezultati”.

Zërat për trajner të ri – “Nuk ndikojnë aspak zërat. Në këto tre vite ka pasur te Partizani trajnerë me eksperiencë dhe nuk kanë bërë çfarë pritej. Çdo trajneri i ri si unë, studion. Mundohem të informohem, jetoj me futbollin për të përmirësuar skuadrën. Kam bërë maksimumin dhe e kam përmirësuar. Edhe trajnerët që kanë qenë më parë nuk është se kanë bërë diferencën.

Megjithatë jam munduan të bëj maksimumin. Jam i ri, por kam dhënë goxha për këtë klub. Zërat nuk më pengojnë të punoj fort. Nëse do isha në situatë tjetër, do merrja më shumë përgjegjësi. Nuk u shmangem atyre, trajneri i merr ato. Rezultatet tregojnë ndryshim pas janarit, si në lojë ashtu edhe në rezultate.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!