Fatet e europës, në “duar” të…Laçit

Ish futbollistët bardhezi Edmond Dosti, Sajmir Gjetani dhe Kastriot Rama, ndoqën dje Laçi-Dinamo. Laska ‘vezë të kuqe’ Vanolit.

Ditën e festës së Pashkëve, Laçi i Pashk Laskës president dhe Shpëtim Duros trajner, mundi 2-1 Dinamon e Tiranës duke bërë një hap goxha të rëndësishëm drejt një bilete europiane.

Bardhezinjtë me koeficentin më të lartë në UEFA nga kampionati superior (6.000) shoqëruar me vendin e 207-të në kontinent duken të stabilizuar në objektivë. Skuadra kurbinase veçmas vendit të dytë provizor, ka arritur edhe finalen e Kupës së Shqipërisë (finale me Vllazninë në 31 maj).

Ndërkaq në 29 javë kurbinasit kanë grumbulluar 50 pikë ndërsa lënë pas Kukësin me 45 e Partizanin e Vllazninë me 42 e 41 pikë. Kësisoji me formulën e daljes në Europë të tri vendëve të para dhe një nga Kupa e Shqipërisë, duket se bardhezinjtë, kanë gjithë ‘kartat’ e vendosjes përfundimtare të klubëve që duan Conference League.

Në fakt, dje Laska përpara takimit me blutë, kreu një veprim sinjifikativ teksa në një ditë me emër, i dhuroi miqësisht trajnerit të Dinamos një ‘Uova di Pasqcua’. Kreu i pankinës çmoi gjestin por më pas në fushë, blutë gjetën “vezën e kuqe” (kupto u mundën nga vendasit 2-1).

Thënë kjo, me shumë mundësi Laçi do ketë të tjera “vezë” për të ndarë. Kuptohet, metaforikisht. Ndeshja e fundit e fazës së katërt Laçi- Partizani (nëse vetë kurbinasit nuk do të kenë siguruar europën nga kampionati), përkthehet në një finale të madhe. Aty ku me gjasë do të zbardhet se kush veç Tiranës do përfaqësojë Shqipërinë në kompeticionet e UEFA-s./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!