Vanoli: Jam besnik i filozofisë time, lojë

Gjithë këto javë rreth Dinamos në Abissnet Superiore vertitet fraza: “Kjo java e kthesës”. Para Teutës në program të dielën në Elbasan (16:45) para mediave foli Vanoli. “Në ndeshjen e fundit me Laçin kemi qenë pothuajse të barabartë, skuadra prodhon, por mungon konkretizimi.”

Vanoli ndër të tjera:

Ndeshja me Teutën “Teutën unë e kam ndjekur duke luajtur në Kupën e Shqipërisë ndaj Laçit. Është një skuadër solide, e organizuar dhe e stërvitur mirë, shumë kompakte. Filozofia ime është që të prodhoj lojë dhe këtë kemi bërë deri tani, do të bëjmë të njëjtën gjë edhe të dielën.

Më vjen keq vetëm për djemtë sepse po impenjohen në maksimum. Do të luajmë ndaj një skuadre shumë të fortë në aspektin fizik dhe mental, do të bëjnë gjithçka që mos të shkurtohet diferenca mes neve dhe atyre.”

Sofranak “Sofranak është në dispozicion, por ai ka thënë që nuk ndihet mirë dhe më vjen keq sepse ai mund të bëjë ende më shumë, mund të ndihmojë skuadrën. Kjo është problemi i tij.”

Djemtë e ri dhe veteranët  “Unë mund të kuptoj nëse një djalosh i ri mund të gabojë dhe djemtë e rritur të kësaj skuadre duhet të marrin përdore këto djem të ri. Kam bërë të debutoj Mijën, Fejzullanë dhe unë shoh prespektivën e klubit dhe shoh cili e ndjek klubin. Me këtë filozofi unë kam mbërritur këtu për të sjellë këtë ndryshim radikal dhe kështu do të vazhdohet shumë përpara.”

Sfida e humbur ndaj Laçit “Të humbasësh kështu me Laçin sigurisht që është keq, por nuk jam unë ai që duhet të flas për këto gjëra, sepse trajneri duhet të shohë skuadrën në përmirësim. Në gjithë këtë proces, kësaj skuadre i mungojnë vetëm pikët.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!