Teuta kap Vllazninë në shtesë, ngec Partizani

Teuta shmang humbjen në minutën e 99′ ndërsa me Ivanoviç barazon golin e Latifit shënuar për Vllaznënë në të 60-ën me penallti. Përgjithësisht një lojë më e mirë për skuadrën shkodrane e cila me sulmuesit Aralica e latifi shpesh kërcënoi portën e Qirkos.

Në startin e së dytës një prekje e topit me dorë në zonën e teutës merr 4 minuta kohë derisa VAR fton vetë gjyqtarin Bastari për ti dhënë drejtim rastit. Penallti me latifin që e dërgon në këndin e majtë të Qirkos.

Teuta përpiqet m,e të gjitha mënyrat për të barazuar. E arrin në minutën e 9-të shtesë pas një topi që mbeti në zonë dhe Ivanoviç e goditi për në rrjetë.

Në Elbasan, Partizani humb shansin e artë për tu afruar me vendin e tretë. Ndaj Skënderbeut nuk shkon më shumë se barazimi pa gola duke dëshmuar se lodhja në mesjavë (120 minuta) në Kupë ka lënë gjurmë.

Për Skënderbeun një pikë nuk mjafton por inkurajon juglindorët për të besuar se ka ende shpresë matematikore për qëndrim.

Teuta- Vllaznia 1-1

Partizani- Skënderbeu 0-0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!