Partizani e bën sefte, skuadra “përuron” kompleksin…

Në Tufinë aty ku klubi i Partizanit prej disa viteve po ndërton shtëpinë e ardhëshme, sot ka patur gjallëri.

Sipas axhendës së lajmëruar të martën nga klubi në rrjete, paraditën e sotme ishte parashikuar seanca e parë në ministadiumin e ri privat të klubit të kuq.

Në mesditë skuadra ka zbarkuar në terrenin e ri teksa futbollistët dhe stafet pasi kanë parë e shkelur ‘barin’ pranveror kanë veshur uniformat sportive dhe kanë kryer seancën e parë.

Me impiantin në përfundim e sipër, Partizani pret të luajë ndeshjet zyrtare në kampionat dhe Kupë duke i dhënë fund mërgimit disavjeçar./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!