Superiorja dhe Kategoria e Parë, ngjishet fundjava

Sektori i Garave në FSHF ka zbardhur axhendën e Abissnet Superiore dhe Kategorisë së Parë. Futboll i garantuar në tri ditë.

Të shtunën Kukësi-Egnatia do të luhet në Kamëz dhe kjo ndeshje hap zyrtarisht javën e 28-të Abissnet Superiore. Pak orë më vonë në 16:45 dy takime të tjera të ditës.

Vllaznia-Laçi në ‘Loro Boriçi’ dhe Partizani-Teuta në ‘Elbasan Arena’.

Ndërkaq të dielën në 16:45, përballja delikate në stadiumin ‘Skënderbeu’ mes Skënderbeut vendas dhe Tiranës.

Supersfida e së hënës i takon duelit Dinamo- Kastrioti në progarm për t’u zhvilluar në ‘Elbasan Arena’ me start orën 14:45.

Por futbolli i ditës së shtunë do të jetë i pasur edhe me ndeshjet e javës së 26-të të Kategorisë së Parë.

Me 5 javë nga fundi, të gjitha ndeshjet e javës së 26-të, te inferiorët, do të luhen me fillim orën 15:00. Në fushë neutrale; Vora pritëse në Pezë dhe Maliqi pritës në Korçë./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!