Laska: Riktheva Duron, është i shtëpisë…

Ka zgjatur fare pak koha nga largimi i Mirel Josës prej pankinës bardhezi. I ngjan një rokade pasi emri i ri i stoilt teknik të Laçit vjen shpejt dhe i përket Shpëtim Duros. Një njohje e vjetër e klubit laçian…

Një vit më parë teksa Laçi bëhëj gati për tu ndeshur me Teutën në ‘Niko Dovana’, Laska e emëroi në mënyrë surprizë Shpëtim Duron si teknik të bardhezinjëve. Debutimi me barazim 1-1 dhe më pas karvali i sukseseve të njëpasnjëshme të Laçit, bënë që skuadra të kthehej në pretendente për titull deri në javën e fundit.

Më pas ecuria fantastike në Conference League me Duron në timon duke eleminuar fillimisht malazezët e Podgoricës, rumunët e Universitateas Krajovës e më tej përballja dinjitoze në turin e tretë me Anderlehtin e Belgjikës.

I kontaktuar nga ‘Sportiim.al’ Presidenti i klubit të Laçit Pashk Laska tha: “Situata e skuadrës prej disa javëve nuk ishte e duhura. Humbja me Tiranën dhe vargu i rezultaëve jo të mira kanë vënë në diskutim objektivët e klubit.

Respektojmë punën e Josës por skuadra ka nevojë për ritëm tjetër në këtë fazë përmbyllëse të kampionatit. E kush më mirë se Duro njeh këtë grup. Jam i gëzuar që ai pranoi të rikthehej. Fundja Shpëtim Duro është i shtëpisë”/Isuf Myrtaj -Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!