Ikën Josa, Duro drejt rikthimit te Laçi

Ashtu siç njoftoi Sportiim.al, sot Laçi ka shkarkuar trajnerin Mirel Josa.

Fatale për 59 vjeçarin ishte humbja e djeshme me Partizanin në Elbasan 1-2 në një duel të intrepretuar jo në lartësi nga të besuarit e Josës duke plotësuar numrin 6-të të ndeshjeve në kampionat pa fitore.

Duket se sfida e djeshme me Partizanin (2-1) tej disa ndëshkimëve të dukshme arbitrare (në fakt po e godasin shpesh Laçin-shënim i redaktorit), kanë sjellë edhe një marrëdhënje të padëgjuar ndonjëherë duke patur përplasje fizike pas takimit mes lojtarëve të caktuar dhe tifozëve badhezi.

Presidenti i klubit bardhezi Pashk Laska ka mbledhur dy herë brenda ditës struktuart e klubit teksa në fund ka vendosur ta shkarkojë trajnerin Josa.

Ndërkaq burime pranë Sportiim.al thanë se Shpëtim Duro është pranë rikthimit te pankina kurbinase./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!