Mbledhje urgjente te Laçi, Josa rrezikon shkarkimin

Laçi po kalon krizën më të madhe sezonale. Edhe pse bardhezinjtë e nisën edicionin në fakt me krizë teksa me Vukiçeviç në timon (të shkarkuar asokohe) skuadra kurbinase në 5 takime të para, mblodhi 2 pikë.

Por situata e 6 javëve të fundit duket jashtëzakonisht e rëndë për një ekip i cili edhe pse asnjëherë nuk u deklarua zyrtarisht ishte formatuar për titull kampion.

Ecuria fantastike në Conference League e mban ende skuadrën nga Laçi si ekipin me koeficentin më të lartë nga skuadrat e Abissnet Superiore në ranglistën e UEFA-s (6.000), mirpo në 6 takimet e fundit në kampionat rezultatet kanë rezultuar mjaft të hidhura.

Largimi i Lushkjes, me kalvarin e disa dëmtimëve, tensioni dhe presioni brenda radhëve të lojtarëve por dhe strategjia e vetë trajnerit Josa në disa takime kanë bërë që Laçi i konsideruar në fund të fazës së dytë si sfidanti më e denjë e Tiranës për titull, prej javësh mbetet vendnumëro.

Për më tepër, humbja e djeshme me Partizanin(2-1) tej disa ndëshkimëve të dukshme arbitrare (në fakt po e godasin shpesh Laçin-shënim i redaktorit), kanë sjellë edhe një marrëdhënje të padëgjuar ndonjëherë duke patur përplasje fizike pas takimit mes lojtarëve të caktuar dhe tifozëve badhezi.

Ndërkaq mengjesin e sotëm klubi bardhezi dhe presidenti Laska kanë lajmëruar të gjithë futbollistët dhe stafet për një takim urgjent te rezidenca e tyre në kryeqytet.

Dështimet në rezultate teknike teksa vihet në pikëpyetje europa (Laçi është shumë pranë finales së Kupës së Shqipërisë-ka fituar të vajtjes në gjysmëfinale me Teutën 1-2, e kthimit me 13 prill) mund të sjellin masa drastike te kurbinasit.

Shkarkimi i Mirel Josës është një alternativë. Gjithësesi, fjala e fundit i takon presidentit Pashk Laska./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!