Mehmeti: Ndaj Laçit e vështirë, të rritemi mentalisht

Te Partizani e dinë mirë se për të tentuar një biletë për në Conference League nga kampionati duhet të fitojnë deomos nesër në Elbasan ndaj Laçit të vendit të dytë.

Dritan Mehmeti, trajneri i Partizanit, ka dalë sot para mediave dhe ka folur për duelin e së hënës me kurbinasit(17:45).

Vllaznia në të kthimit në Kupë? “Do jetë si finale në Shkodër dhe shpresoj të japim më të mirën dhe të fitojë më i miri”, preçizon tekniku i kuq.

Mehmeti:

Laçi?-“Laçi është një skuadër e organizuar mirë dhe është me meritë i dyti. Shkalla e vështirësisë është, pasi ka lojtarë cilësorë. Në Laç bëmë një ndeshje të mirë, por kjo nuk do të thotë që ndeshja do të ketë histori tjetër. Në do bëjmë maksimumin, pasi na duhet vazhdimësi. Duhet të rritemi në aspektin mental dhe me mënyrën se si interpreton lojën ndaj kundërshtarëve të ndryshëm”.

Mungesa e golit?- “Shpresoj që kjo të ndryshojë dhe sulmuesit të jenë më të qetë. Mundësitë kanë qenë që të shkojmë te porta e kundërshtarit. Në tre ndeshjet e fundit kemi humbur dy penallti dhe një rast flagrant me Zhunior, plus edhe shtyllën me Skukën. Skuka ka cilësi të mirë, por vështirësia e tij është që të sinkronizohet me shokët dhe të dijë kur të shërbejë dhe kur të godasë portën”.

Kallaku?-” Stafi mjekësor po bën maksimumin, pasi ai nuk është në gjendjen e tij më të mirë shëndetësore. Besoj se një nga faktorët është gjendja fizike, që nuk po arrin të forma më e mirë për të parë Kallakun si gjithmonë.

Shpresoj të jetë sa më shpejt në gjendjen më të mirë fizike dhe të vijë të na ndihmojë, pasi është një vlerë e shtuar. Gjithsesi kemi lojtarë, loja bazohet te grupi dhe do mundohemi të bazohemi te grupi”.

Mungesat?- “Kemi një skuadër me shumë elementë, por secili ka vlerat e veta. Mungesat janë të rëndësishme. Rrapaj është një lojtar që ka goxha proces motorik dhe i jep goxha frymëmarrje repartit të mesfushës. Është një mungesë që e kemi ndjerë edhe me Vllazninë. Ai ka një tërheqje dhe do mungojë edhe 10 ditë të tjera. Shpresoj të jetë sa më shpejt afër skuadrës”.

Post Vllaznia-“Ndaj Vllaznisë pati tension, pasi është specifike kur ke dy ndeshej dhe duhet kujdes kur je me eliminim dhe nuk do të pësosh. Treguam pak tension, donte ta merrte rezultatin me ngulm. Duhet të përshtateshim me terrenin, që e ul cilësinë e lojës. Edhe kundërshtari nuk ishte në lartësinë e duhur, rezultati ishte i drejtë. Do jetë si finale në Shkodër dhe shpresoj të japim më të mirën dhe të fitojë më i miri”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!