Finale dramatike, Teuta e Skënderbeu pa fitues

Superiore java e 27: Teuta- Skënderbeu 0-0/ Kategoria e Parë: Besa- Tërbuni 2-0

Teuta- Skënderbeu edhe pse u zgjua kryesisht në gjysmën e dytë të pjesës së dytë sërish nuk prodhoi një fitues.

Vendasit me misionin për të mos humbur e panë vetën dy herë në vështirësi. Në fundin e pjesës së parë dhe sidomos në 20 minutat e fundit të fraksionit të dytë, Teuta u detyrua të përballonte rastet e shumta ndonjëheë dhe flagrante të korçarëve.

Megjithatë në ‘finale’ Teuta goditi shtyllën dhe shënoi një gol me Jazxhi (92′) por më pas VAR dhe gjyqtari Xhaja anuluan golin.

Pas kësaj sfide, Skënderbeu me Gegën në timon, arrin barazimin e tretë radhazi duke dhënë shenja se ende nuk i ka dorëzuar “armët’ për të qëndruar. Teuta me pikën e sotme krijon më shumë qetësi.

Nesër dy takimet e mbetura të javës së 27-të: Partizani- Laçi dhe Vllaznia-Kastrioti.

Ndërkaq një sfidë u luajt sot në Kategori të Parë për xhiron e 25-të. Besa theu 2-0 Tërbunin në duelin e luajtur në Luz të Vogël dhe mban gjallë shpresat për t’u përfshirë në zonën play off./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!