Teuta pret korçarët, sfida pa…favoritë

Erga Kenga

Teuta- Skënderbeu (16:45),do të jetë sfida e vetme e ditës së diel nga kalendari i javës së 27-të Abissnet Superiore. Me dy takimet e djeshme Kukësi- Tirana 0-0 dhe Dinamo- Egnatia 0-2, epiqendra e ditës futbollistike mbetet ‘Niko Dovana’.

Në kushtet kur Teuta duket jashtë objektivae europianë këtë edicion nga kampionati ndërsa pikët e mbajnë më shumë nga zona e ftohtë se sa lart e kthejnë përballjen me korçarët një finale të denjë.

Arapi, trajneri i ‘Djemëve të Detit’ në seancën e djeshme bëri lëmsh formacionin duke alternuar shpesh futbollistë në të dy anët e grupit në dispozicion. Pritet rikthimi i Xhekson dhe i Asion Dajës që nga minuta e parë.

Në anën tjetër Skënderbeu e ka superfinale jo vetëm këtë takim me durrsakët por me të gjitha skuadrat që ofron kalendari.

Korçarët janë në fund dhe mjaft larg vendit që të mban në Superiore. Tajneri Gega do të privohet sot nga sherbimet e Erlis Frashërit dhe Randi Dumfur (pezulluar për shkak kartonësh) por dhe nga të dëmtuarit Jorgo Meksi dhe Alfred Mensah. Ganezi vetëm të shtunën nisi të stërvitej i veçuar…

Ndërkohë java mbyllet me dy ndeshjet e ditës së hënë. Partizani- Laçi dhe Vllaznia-Kastrioti plotësojnë numrin 5-të të çifteve në kalendar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!