Kupa/ Partizani- Vllaznia gjysmëfinalja e …Elbasanit

Partizani- Vllaznia gjysmëfinalja e vajtjes së Kupës së Shqipërisë në ‘Elbasan Arena’

Përgatiti: Erga Kenga

Pas Teuta- Laçi (1-2) luajtur të mërkurën në ‘Niko Dovana’, radhën sot e ka dueli Partizani -Vllaznia për gjysmëfinalen e parë të Kupës së Shqipërisë, edicioni i 70-të.

Kështu në mungesë të një impianti në Tiranë, Partizani në takimin e vajtjes do të jetë pritës në “Elbasan Arena” me startin zyrtar orën 17:45.

Partizani vjen në këtë përballje me shkodranët më i karikuar se kurrë. Fakti që të kuqtë e kanë të vështirë një biletë europe nga kampionati, teksa janë të 5-ët me 8 pikë larg vendit të tretë, rruga për në kontinent mbetet vetëm nga Kupa.

Në këtë aspekt mobilizimi në lartësi. E tha Mehmeti në konferencë… Ndërkaq te Partizani do të ketë mungesa të sigurta si Rrapaj apo Albion Marku i cili është në pikëpyetje. Pa shtuar këtu edhe Carën që së bashku me mbrojtësin e djathtë ishin të impenjuar te U21 kuqezi.

Vllaznia sipas asaj që është raportuar së fundi, do privohet sërish nga kapiteni Erdenis Gurishta, i cili ende nuk është rikuperuar plotësisht.

Në pikëpyetje për shkaqe fizike gjëndët te kontigjenti i Plorit edhe një ndër pikat e forta kuqeblu si Ardit Krymi. Rikuperimi i Latifit, Da Silves dhe Jonuzit një “armë” më shumë për Vllazninë.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!