Intensiteti në seancë, Vllaznia e plotë para Kupës

Jonuzi, Gurishta dhe De Silva janë parë në seancë duke u ushtruar me kapacitet të plotë.

Vllaznia rikthehet të stervitet me densitet të lartë në ‘Reshit Rusi’. Humbja për aktin e 26-të me Egnatian pavarësisht mungesave të shumta për më tepër në shifra të thellë (3-0) i ka bërë shkodranët të mendojnë seriozisht për të rimarrë kuoatat e skuadrës kompetitive dhe luftarake në fushë.

Ndërkohë, pas miqësorëve të Kombëtares me Spanjën dhe Gjeorgjinë në 26 dhe 29 mars, e gjithë vemendja e kuqebluve do të jetë te gjysmëfinalja e Kupës të cilën Vllaznia do ta zhvillojë si udhëtuese ndaj Partizanit në ‘Elbasan Arena’ në 30 mars.

Kjo ka bërë që dyshja teknike Plori-Miloti t’i angazhojnë futbollistët intensivisht në seancat e ditës. Ndalesa i ka dhënë shanse të gjithë futbollistëve të dëmtuar të rikpuerohen plotësisht dhe me shumë gjasë ndaj Partizanit në të vajtjes, Vllaznia do të jetë e gjitha gati. Jonuzi, Gurishta dhe De Silva janë parë në seancë duke u ushtruar me kapacitet të plotë. /Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!