Sport dhe edukim, Tirana merr nismën e veçantë

Tirana shembull për tu ndjekur në fushë teksa kryeson Superioren dhe është shumë pranë titullit të 26-të por klubi kryeqytetas hedh hapin e radhës për të ndërthurur sportin me edukimin.

Në një postim të klubit bardheblu mësohen detajet e kësaj nisme.

Postimi:

Klubi i Futbollit Tirana dhe Akademia e Futbollit Tirana ndërmori sot hapin e parë drejt nismës së rëndësishme të ndërthurjes së sportit dhe edukimit.

Kjo nismë ka për qëlim injektimit e edukimit fizik dhe dashurisë së sporteve në moshat e vogla. Duke filluar qe nga kopshtet e për të vazhduar më tej tek shkollat nëntë vjecare dhe ato të mesme ku kryesorja është rritja e deshirës sportive tek të vegjëlit. Aty ku është e ardhmja e futbollit por dhe e tifozerisë.

KF Tirana nëpërmjet kësaj nisme, e para ne llojin e saj në Shqipëri, fton të gjitha klubet dhe të gjitha sportet të ndihmojnë në rritjen e frymës sociale tek këta të vegjël që me fanatizëm ruajnë brenda tyre dashurinë për futbollin. T’u japim shansin të prekin më nga afër idhujt e tyre duke i treguar se KF Tirana dhe futbolli shqiptar i mirëpret gjithmonë ata. Ky është vetëm fillimi!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!