Guindo ftohet nga Mali

Saliu Guindo sulmuesi i Laçit, pasi u shfaq mirë në fazën e dytë të sezonit aktual ka marrë ftesë nga kombëtarja e vendit të tij për ndeshjet e “Play-off” të Kupës së Botës.

Autori i 13 golave (12 sipas vëzhguesëve të FSHF) në Superiore, do të jetë pjesë e kombëtares së Malit për ndeshjet ndaj Tunizisë më 25 në ‘Bamakao’ dhe 29 mars në ‘Olimpic de Rades’.

25-së vjeçari i skuadrës kurbinase është ftuar nga trajneri Mohamed Magassouba, duke u listuar te grupi përfaqsëues me 28 lojtarë. Me 13 gola këtë sezon në Abissnet Superiore, sulmuesi i Laçit për të parën herë bëhet pjesë e kombëtares afrikane, në një turne kaq madhor.

Në të kaluarën Guindo është aktivizuar me moshat e vendit të tij teksa numëron 7 ndeshje për moshat U20 të Malit. Ftesa për fazën Play off një shans tjetër i mirë për sulmuesin afrikan.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!