Sota para Kastriotit: Janë agresivë, e vështirë

Të shtunën në Kamëz, Kastrioti- Partizani për javën e 26-të (13:45). Mbrojtësi i Partizanit Eljon Sota flet për mediat para këtij ballafaqimi:

Gjëndja e grupit pas barazimit me Egnatian?-Ishte një ndeshje për t’u harruar ajo ndaj Egnatias, pasi nuk morëm rezultatin që donim. Pavarësisht barazimit, ekipi vazhdon që të përgatitet shumë mirë. Edhe këtë javë ka pasur entuziazëm dhe jemi gati për përballjen e radhës”.

Kastrioti? -“Si çdo ndeshje, është shumë e vështirë. Sidomos tani, pasi Kastrioti vjen pas disa rezultatesh. Kanë një mënyrë loje që na e bën të vështirë, pasi janë shumë agresivë. Luajnë në fushën e tyre dhe kjo i favorizon, ndaj do jetë ndeshje e vështirë.

Ecuria deri tani?- “Ka pasur shumë ulje ngritje. Nuk ka qenë sezoni më i mirë, duke pasur parasysh që ekipi i Partizanit synon majat. Kemi kupën në lojë, që mund të na shpëtojë.

Synimi në këtë pjesë të sezonit që ka mbetur janë kupat e Evropës dhe fitimi i kupës. Nuk kemi pasur dhe fatin me vete, por besimin e kemi si në lojë e në stërvitje”.

Besimi në fushë – “Synimi në këtë pjesë të sezonit që ka mbetur janë kupat e Evropës dhe fitimi i kupës. Nuk kemi pasur dhe fatin, por besimin e kemi si në lojë e në stërvitje”.

Pozicioni juaj ideal ? -“Jam qendër mbrojtës, në krah luaj pasi i nevojitem ekipit, por ky është roli im”.

Sota dyshe me Belicën ?-“Nuk e kemi vendosur akoma, kjo është një mundësi. Pjesën tjetër e vendos trajneri se kush do luajë”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!