Në dy ditë/ Java e 26-të, asnjë progonozë

Kampionati i 83-të kombëtar i futbollit do të luajë këtë fundjavë javën e 26-të. Në dy ditë, 10 ekipet e Abissnet Superiore, përballen në duele të rëndësishme. Të gjitha skuadrat ende në objektivë sezonalë, me gjithëçka që stiset vetëm në atë që të gjithë njohin, terreni i lojës.

Egnatia- Vllaznia dueli në program të shtunën pritet të jetë i gjithi për t’u ndjekur. Vendasit pas një periudhe të mirë kanë tri javë pa fitore duke bërë që të rikthehen sërish te zona e kërcënimit. Analoge situata te shkodranët sa i takon ecurisë. Humbja me Tiranën dhe largimi i trajnerit Brdariç trazuan jo pak ambientin kuqeblu.Këtë javë debuton në stol Elvis Plori.

Katrioti- Partizani në këtë pikë të sezonit, kanë shumë për të ‘thënë’. Krutanët me Emiljano Çelën në timon nuk po kursejnë askënd dhe nga skuadra e dorëzuar pak javë më parë, e shohin vetën në vend të 7-të.Te kampi i kuq nuk po ndihën dhe aq komodë. Vërtetë kanë 5 javë pa humbje por 4 barazimet dhe një fitore e kanë larguar Partizanin nga zona europiane.

Tirana-Dinamo vjen si një sfidë e radhës spostuar në Elbasan. Në momentin më të mirë bardheblu dhe më delikat te blutë të cilët janë të parafundit në tabelë. Derbi i 142-të në radhë mes skuadrave më të titulluara në vend, do të ketë risinë e madhe të debutimit të trajnerit të ri të bluve Rodolfo Vanoli.

E diela nis me Laçi-Teuta. Dy skuadrat që nuk po arrijnë të ngrihen këto javë të fundit. Kurbinasit në krizën e dytë sezonale me 4 ndeshje pa fitore ndërsa durrsakët pas asaj humbjeje shokuese në Shkodër me Kastriotin.

Java mbyllet me Skënderbeu-Kukësi. Bardhekuqtë pasi ndalen Laçin në transfertë ndërsa debutoi si trajner Skënder Gega, e kanë domosdoshmëri fitoren ndaj verilindorëve. Këta të fundit dhanë sinjale rikthimi te shifrat pozitivë kur mundën javën e kaluar Dinamon 0-2.

Java e 26, Abissnet Superiore:

Të shtunën:

13:45 Egnatia- Vllaznia

13:45 Kastrioti- Partizani (Kamëz)

16:45 Tirana- Dinamo (Elbasan)

Të dielën:

13:45 Laçi- Teuta

16:45 Skënderbeu- Kukësi

Klasifikimi pas javës 25-të:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!