Reali intesiv për Mbapenë, Donarumën e duan në Seria A

“The Transfer Window Podcast” raporton se krerët e Real Madrid po kërkojnë që të konkatojnë brenda 10 ditëve me sulmuesin e PSG-së Kilian Mbape (Mbase dhe me agjentin e tij).

Mbape pej disa vitesh po shkëlqen te parisienët ndërsa që pas kalimit të bërë nga Principata (Monako) në Paris ka arritur të bëjë 206 paraqitje për gjigantin francez, duke regjistruar 157 gola dhe 78 asistime.

Paraqitja dinjitoze në sfidën e fundit teksa sulmuesi shënoi golin e vetëm të PSG ndaj Realit (3-1) ka shtuar adrenalinën e mbretërorëve për ta joshur me një superofertë të re.

Sakaq mediat presigjioze në Itali i kanë kushtuar vemendje portierit Donaruma. Zënka me Nejmar pas ndeshjes Real-PSG 3-1 por dhe kriza e besimit e cila me gjasë ka prekur klubin francez, i ka shtyrë italianët ti kërkojnë rikthimin në Seria A portierit axur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!