Ançeloti lartëson dyshen Modriç-Benzema

Mjeshtri i trajningut Karlo Ançeloti mbahet mend (dhe do të mbahet) për titullin i 10 Kampion Europe në Madrid. Në këtë aventurë të dytë me galaktikët italiani duket se ka gjetur sërish modulet e duhura për të mbajtur gjithnjë lart skuadrën e famshme ndërkoninentale.

Duke folur për eleminimin e PSG , trajneri i Real Madridit, lartëson paraqitjet e Karim Benzema dhe Luka Modriç, vendimtar për kualifikimin e blancos në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Francezi shënoi hat-trick, kroati ishte protagonist i një paraqitjeje luksoze: “Ata gjithmonë përmirësohen. Ata kënaqen duke luajtur për këtë ekip, për këtë klub. Karim ishte i dëmtuar dhe ne kishim probleme në këtë drejtim, por tani ai është rikthyer.

Luka vazhdon të luajë gjithmonë në nivel të lartë. Ai po bën shumë mirë kudo që luan: herë e vendos në të djathtë, herë në të majtë, por ai gjithmonë ka dhënë dhe vazhdon të japë një kontribut shumë të rëndësishëm.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!