Mesi nuk kthehet te Barcelona

Gazetari sportiv Gerard Romero hedh poshtë mundësinë e kthimit në Barcelonë.

Pavarësisht zërave të shumtë, Lionel Mesi nuk do t’i bashkohet Barcelonës gjatë afatit kalimtar të verës së ardhshme. Me fjalë të tjera, argjentinasi duhet të mbajë veshur fanellën e PSG-së, të paktën deri në vitin 2023.

I mbërritur me bujë të madhe te PSG gushtin e kaluar, Lionel Mesi pa që popullariteti i tij të bjerë ndjeshëm në kryeqytetin francez.

Arsyeja? Paraqitjet zhgënjyese që nga fillimi i sezonit. I vërshëllyer disa herë nga publiku në Parc des Princes gjatë ndeshjes kundër Bordosë të dielën e kaluar e bënë argjentinasin të mendojë largimin nga PSG dhe të kthehet në Barcelonë apo gjetkë.

U tha se babai i tij i është afruar klubit katalanas javët e fundit për të diskutuar një rikthim në Katalunjë. Por sipas disa burimeve, nuk do të ngjasë asgjë konkrete mes Lionel Mesit dhe klubit me të cilin bëri histori, Barcelonës./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!