Klasikja në Shkoder, Dinamo-Kukësi pa adresë
Kjo javë pritet të jetë deçizive për disa skuadra. Problemi i ri, ka pak impiante në përdorim…
Superiorja me takimin e sotëm Skënderbeu- Dinamo (0-1), mbylli javën e 24 të saj. Dhe si me “thikë” duket se 5 ekipet e para do luftojnë për titull e Europë ndërsa 5 të fundit, për qëndrim në elitë.
Të fituarit e javës; Tirana në krye dhe Dinamo e Teuta në zonën poshtë.
Java e 25 vjen në dy ditë. Fillimisht kryesfida e Shkodres, Vllaznia- Tirana të shtunën dhe më pas Dinamo-Kukësi të dielën.
Nëse ‘Air Albania’ mbyll dyert, klubi blu do duhet të migrojnë. Partizani pritës të shtunën në Elbasan.
Programi javor i dy Kategorive të larta të futbollit në vend.
Abissnet Superiore, java e 25-të:
Të shtunën:
16:45 Vllaznia- Tirana
16:45 Partizani- Egnatia (Elbasan)
Të dielën:
13:45 Laçi- Skënderbeu
Dinamo- Kukësi (Kamëz)
16:45 Teuta- Kastrioti (Loro Boriçi)
Ndërkaq e gjithë java e 23-të e Kategorisë së Parë zhvillohet të shtunën me orën e përditësuar 15:00. Spikat dueli Korabi- Erzeni në program për tu luajtur në Peshkopi. /Sportiim.al/
Klasifikimi i Superiores pas javës së 24: