Memelli ikën nga Skënderbeu

Migen Memelli zyrtarisht largohet nga Skënderbeu.

Sipas asaj që vetë trajneri tha dje pas humbjes me Dinamon teksa kërkoi një takim me presidentij Takaj, sot palët kanë vendosur për shkëputjen e bashkëpunimit.

Në fakt situata te korçarët me 10 ndeshje në kampionat pa fitore e për më tepër të fundit në renditje me vetëm17 pikë, 6 larg zonës play out, e ka bërë të “zi” sezonin e skuadrës që jo shumë larg bëri histori në Shqipëri e e kompeticionet e europës.

Ndeshja e radhës për ekipin juglindor do të jetë ajo e ditës së diel ndaj Laçit në transfretë. Nëse Takaj nuk do emërojë shpejt një trajner të ri, pritet që këtë fundjavë, skuadra të drejtohet nga ndihmësi Liço.

Pritet që klubi të njoftojë zyrtarisht lëvizjet./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!