Mihana nderon Dinamon, Memelli lajmëron divorcin

Java 24-ët, Abissnet Superiore: Skënderbeu- Dinamo 0-1 (Mihana 2′)

Dinamos i mjaftoi një supergol i Redon Mihanës në minutën e 2-të të takimit me Skënderbeun për të marrë tri pikë mjaft të vyera ndaj njërit prej rivalëve direkt për qëndrimin në elitë.

Më tej sfida e cila u shoqërua nga temperatura të ulëta dhe reshje dëbore, eci nën menaxhimin e ‘ëmbël’ të bluve që në këtë duel delikat duket se kishin zgjedhur elementët e duhur për ‘top 11’-in e fushës

Ndërkaq në këtë ndeshje përmbyllëse të javës së 24-ët Migen Memelli duket se është dorëzuar ndërsa pas ndeshjes për Supersport ndër të tjera ka deklaruar:

“Nuk dua të bëhem barrë për askënd. Do të bisedoj me presidentin, sepse situata nuk është e mirë, që ti hapim rrugën dikujt tjetër.

Të vijë të bëjë një punë, sepse dhe lojtarët e shikoj që janë pak të ngarkuar dhe kur situata dhe rezultate nuk janë të mira, ai që paragjykohet dhe goditet i pari jam unë.”

Ndërkaq korçarët tani rrezikojnë seriozisht sezonin. Me 6 pikë nga zona play out dhe disa futbollistë ende janë në infiermeri, kriza duket e madhe. Të dielën udhëtojnë drejt Laçit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!