Xhepa huq në -21 C, e radhës në 26 shkurt

Denni Xhepa, skiatori shqiptar që përfaqësohet me ngjyrat Kuqezi në Lojrat Dimërore të Pekinit, dështon të kualifikohet për në ‘top 46’.

Gara e parë e 18 vjeçarit në sllallomin gjigand, zhvilluar gjatë mengjesit të sotëm, u shoqërua me vështirësi të mëdha klimaterike me tempertaurat që zbritën deri në -21.6 C. Ai nuk e mbylli dot garën duke u mjaftuar vetëm me paraqitjen e mirë në start.

Nga 89 skiatorë vetëm 52 e përfunduan garën. Xhepa do të jetë në pistë sërish më 16 shkurt. Këtë radhë në sllallomin special./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!