Berhami, medajle e Artë në Pekin

Fituesja: “E dija që do të ishte gara ime e fundit në Super-G dhe doja të fitoja. Jam e lumtur që gjithçka shkoi në mënyrë perfekte dhe mora këtë medalje”

Një sportiste që lidhet fort me shqiptarinë ngjitet në majën e botës në Olimpiadën Dimërore të Pekinit. Lara Gut-Behrami, skiatorja që përfaqëson Zvicrën figuron bashkëshortja e futbollistit me origjinë shqiptare të Zvicrës, Valon Behrami.

Sot në majë të podiumit ndërsa ka fituar medaljen e Artë. 30 vjeçarja ishte renditur dy herë e katërta në Lojërat Olimpike paraardhëse, ndërsa paraditen e sotme ia doli të ngjitet në majë të një eventi aq të madh me permasa botërore si Lojrat Dimërore ‘Pekin 2022’.

Gruaja e Berhemit futbollist, mundi në Super-G, kampionen Mikaela Shifrin, e cila kishte fituar medaljen e artë në dy Lojërat e fundit Olimpike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!