Xhepa garë spektakolare në ‘Pekin 2022’

I vetmi sportist shqiptar në Lojrat Dimërore të Kinës, Denni Xhepa, pasi doli jashtë piste në garën e sllallomit gjigand më 13 shkurt, teksa u garua në -21.6 C, rikthehet mbresëlënës në garën e dytë të tij në Ski.

Këtë radhë Xhepa 18 vjeçar, në sllallomin special, renditet i 28-ti duke arritur një rekord shqiptar. Madje u shpall më i miri deri në moshën 21 vjeç.

KOKSH shkruan:

Denni Xhepa renditet i 28-ti në Slalom midis 88 garuesve. Renditja më e mirë ndonjëherë e Shqipërisë në një aktivitet madhor. Është e rëndësishme të theksohet fakti që Denni është renditur më i miri për moshën U21.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!