Laçi pret Vllazninë, Kukësi kërkon kthesën

Ka nisur me tri ndeshje dhe gola të shumtë por java e 19-të Abissnet Superiore do të mbyllet sot në orën 13:45 me dy sfidat e fundit.

Laçi- Vllaznia

Në Laç, vendasit bardhezinj presin Vllazninë e Shkodres në të që mund të konsiderohet pa frikë si ndeshja deçizive për ecurinë në zonën e kreut. Kurbinasit e Josës vijnë pas shifrave tërësisht pozitivë teksa në 10 sfida radhazi nuk kanë humbur asnjë prej tyre.

Duket paradoksale por humbja e fudit e Laçit konsiston pikërisht ndaj Vllaznisë në ‘Loro Boriçi’ në 27 nëntor 2021. Mungon Julian Shehu për kartonë. Aktualisht në vend të dytë me 34 pikë.

Vllaznia e 4-ta me 30 pikë do fitoren për të tentuar afrimin me kreun që e mban Tirana me 43 pikë. Madje në këtë transfertë do të ketë me vete tifozë (numri i tyre te sektori i impiantit ‘Laçi’ kushtëzohet në 115 vetë) në përpjekje për të pasur mbështetje maksimale. Brdariç nuk do të ketë mbrojtësin Adili ( kartonë) dhe Ardit Hoxhajn.

Egnatia-Kukësi

Sfidë delikate për të dyja skuadrat në Rrogozhinë. Egnatia pasi mori një gjobë të mirë për sjellje të gabuar të tifozëve ndaj Dinamos (1-1) kërkon tri pikë për ti ikur zonës së ftohtë.

E kundërta ngjet te Kukësi. Verilindorët kanë disa motive pse duhet të marrin pikët maksimale. Veç vlerës së tyre në tabelë (kanë 31 pikë), duan edhe përmirësim të imazhit pas asaj humbjeje turpëruese javën e kaluar me Tiranën 4-0.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!