Tirana largon ndjekëset, Partizani fundos Teutën

Faza e tretë e Abissnet Superiore nis me gola, triumfojnë Tirana e Partizani.

Tirana- Skënderbeu 3-2 (Seferi 15′, Limaj 42′, De Silva 49′ / Zguro 66′ , Mensah 90+6′ (p))

Tirana fiton 3-2 me Skënderbeun dhe fut në presion ndjekësit Laçin e Kukësin tashmë respektivisht me 9 dhe 12 pikë prapa. Ndaj korçarëve vendos fillimisht Seferi duke shënuar e më pas kërkuar me “insistim” kartonin e verdhë…

Në gol për bardheblutë edhe Limaj (spektakolare goditja e tij) dhe Devid De Silva në të parin gol me fanellën e 25 herë kampionëve të Shqipërisë.

Ekipi mik nga Korça arriti të depozitojë dy gola te porta e Bekajt me Zguron dhe Mensah por pa mundur të dalë me pikë nga kryeqyteti.

—————————————-

Teuta- Partizani 0-4  (Skuka 2′, Cara 28′, Sota 60′, Zhunior 90’+2′)

‘Elbasan Arena’ kthehet në një ‘pus’ të thellë mendimeshpër kampin durrsak.

Ndaj Partizanit me statusin e pritësit, skuadra e Renato Arapit pëson 4 gola duke rikthyer frikën e përfshirjes te zona poshtë dhe vënë vijen e ndarjes përfundimtare me klubet që luftojnë për lart.

Ishte Skuka për të kuqtë që realizon që në hapje një supergol.Më tej Cara nga fare pranë shtyn një top të lënë në rrugë nga Skuka për 0-2. Sota në të 60-ën me kokë, gjen të tretin ndërsa në fund, Stenio Zhunior, i jep shkëlqim fitores së madhe të Partizanit në këtë javë të parë të fazës së tretë./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!