Laçi mund Vllazninë, rikthehet Kukësi

Java e 19-të Abissnet Superiore:

Laçi-Vllaznia 1-0 (Guindo 65′ pen)

Laçi- Vllaznia u vendos nga një gol i Guindos me penallti në të 65′-ën. Kësisoji, Laçi i Mirel Josës, arrin tri pikë dhe ruan hapin me Tiranën kryesuse duke u pozicionuar si rivalja e denjë për kreun e Abissnet Superiore.

Në shtëpinë e tij, Laçi, me ide të qarta për të kaluar Vllazninë, e nis me një mesfushë të re pas largimit të Lushkjes dhe mungesës së detyruar të Shehut. Por Josa ka opruear edhe në prapavijë ku Velkoski për të dytën ndeshje radhazi i merr vendin kapitenit Ignjatoviç.

Ndërkohë shkodranët janë më të orientuar te formacioni i javëve të fundit. Hiq Adilin e pezulluar pjesa tjetër në fushë me Mustedanagiç që i merr pozicionin Krujës.

Ndeshja është e gjitha ritmike. Falë cilësive në fushë dhe inkurajimit të shtuar në shkallë nga të dy tifozeritë, sfida e konsideruar si derbi verior, ofron duele intersante e grintë sportive në çdo sektor.

Laçi pati që në start një rast ideal (Guindo godet shtyllën) për të shënuar duke paralajëruar se synimi mbetet fitorja. Edhe Vllaznia pas një pasimi ideal të Hakajt për Latifin ishte shumë pranë golit të parë.

Ndërkaq kjo pjesë loje sjell një gol të miqëve në të 26′ me Gjurgjeviç.Pas konsultimit me VAR-in, gjyqtari Hamiti, shkon e sheh vetë rastin duke anuluar golin për prekje të topit me dorë nga Da Silva.

Në të dytën, nis më mirë Vllaznia por golin e shënon Laçi. Një aksion nga e djathta spostohet brenda zonës në të majtë aty ku Mazrekaj pengohet dukshëm nga Da Silva.

Guindo nuk gabon, topi në rrjetë 1-0. Ndërkaq megjithë perpejket e shkodranëve teksa prekin edhe shtyllën me Aralicën shifrat nuk ndryshojnë. Dajsinani shpëtimtar për të ruajtur tri pikët e laçit.

Egnatia- Kukësi 0-2 (Sh. Taipi 31′, Ndreca 55′)

Rikthehet të jetë kompetitiv Kukësi i teknikut italian Diego Longo. Skuadra verilindore ka arritur të reagojë menjëherë pas humbjes me Tiranën, duke marrë 3 pikë kundër Egnatias në Rrogozhinë.

Shqiprim Taipi realizon në të 30’, pas asistimit të Bashës.Në fillim të pjesës së dytë ishte Edison Ndreca i cili përmbylli një aksion fantastik, të nisur nga vetë ai me topin e dytë në këtë takim që përfundon në rrjetë.

Kështu Kukësi lë pas humbjen e thellë me Tiranën dhe shkon në kuotën e 34 pikëve, ndërkohë Egnatia mbetet në zonën e rrëzimit./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!