Shkëmbi lë Dinamon, Devolli…

Tekniku korçar i Dinamos Bledi Shkëmbi, e paralajmëroi largimin nga stoli blu fill pas humbjes me Kastriotin 2-0 të shtunën. Ai tha se do takonte Bardhin president për të parë rrjedhën e punës.

Sot pas përballjes mes palëve, vjen vendimi: Bledi Shkëmbi largohet nga Dinamo.

Ndërkaq ditën e sotme, Dinamo ka kryer stërvitjen e radhës në prag të sfidës së kthimit të Kupës ndaj Partizanit, duke patur në krye Bledar Devollin.

Po sot Erion Xhafa ka marrë pozicionin e ndihmësit të Devolit. Me Shkëmbin në stol, Dinmao mori 4 fitore, 7 barazime dhe 8 humbje duke u renditur në vendin e 7-të me 19 pikë pas 19 javësh. Aspak të denja për një emër të madh si Dinamo e riformatuar në fillim të sezonit për zonën lart.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!