Çerekfinalet, skuadrat vlerësojnë Kupën

Kupa/ E mërkurë 26 janar 2022

13:45 Flamurtari-Vllaznia, Stadiumi ‘Flamurtari’ Vlorë.

Flamurtari i Dritan Resulit, kryesus në Grupin B të Kategorisë së Dytë i vetmi ekip në Kupë nga inferiorët. Administratori Sinan Idrizi deklaroi në fillim të vitit se skuadra e ka surprizuar për mirë. Vlonjatët kanë shansin e madh të tregojë para tifozerisë së tyre se janë ende “gjallë” Si skuadër elite. Stërvitja në Vlorë, hyrja e lirë në tribunat A dhe B.

Ekipi i Vllaznisë ka zgjedhur të zhvillojë seancën e fundit stërvitore në pragndeshjen me Flamurtarin, në fushën e kompleksit sportiv “Labëria” në Vlorë. Pas përfundimit të kësaj seance, ekipi është grumbulluar në një nga hotelet e këtij qyteti ku do të qëndrojë deri nesër para ndeshjes që do të startojë në orën 13.45.

13:45 Egnatia- Laçi, Stadiumi në Rrogozhinë.

Rrogozhinasit janë përgatitur në shtëpi duke menduar përballjen me kurbinasit në këtë ndeshje të parë të Kupës së Shqipërisë. Entuziazmi i lartë. Barazimi në kampionat me Vllazninë në Shkodëer, ka rritur oreksin e formacionit të Ramadanit.

Laçi sikundër Vllaznia që u stërvit në Nartë e bujti në Vlorë, dje ishte i akomoduar në Durrës. Në kampin bardhezi e kanë vlerësuar në maksimum ndeshjen e parë. Pavarërsisht se goli jashtë fushe ‘nuk vlen’, kurbinasit të cilët të shtunën mundën 2-4 Teutën në Rrogozhinë kërkojnë vijimësi./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!