Mesjava i takon Kupës, të vajtjes në dy ditë

Ndryshojnë oraret e Kupës në program të enjten
Risia absolute në këtë fazë të Kupës, pjesëmarrja e Flamurtarit të Vlorës.

Edicioni i 70-të i Kupës së Shqipërisë në futboll, rikthehet në mesjavë me 4 çerekfinalet e parashikuara për t’u luajtur gjatë ditës së mërkurë dhe të enjte.

Parë situatën me ‘terrenet’ por dhe temperaturat e ulëta atmosferike FSHF ka bërë disa ndryshime në orare.

Kështu ndyshimet i përkasin ditës së enjte teksa Skënderbeu-Teuta spostohet në 13:45 ndërsa Dinamo-Partizani në 16:45. Më parë ishte menduar që këto ndeshje të luheshin në oraret 16:45 dhe 19:45.

Ndërkaq risia absolute në këtë fazë të Kupës, pjesëmarrja e Flamurtarit të Vlorës i cili militon në Kategori të Dytë. Të 7 skuafdrat e tjera i përkasin Abissnet Superiore./Sportiim.al/

Kupa e Shqipërisë, turi çerekfinal (vajtje).

E mërkurë, më 26 janar

13:45 Flamurtari-Vllaznia

13:45 Egnatia-Laçi

E enjte, më 27 janar

13:45 Skënderbeu-Teuta

16:45 Dinamo-Partizani

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!